Home Aktualitet Operacioni i ...

Operacioni i koduar “Ndërmjetësi”; Shpërndarje të lëndëve narkotike vihen në pranga 2 shtetas

36
0

Gjatë një aksioni kundër shpërndarjes së lëndëve Narkotike policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 236 gramë kokainë dhe 253 fara canabis sativa.
Ky operacion i koduar “Ndërmjetësi” përfundoi me arrestimin e dy shtetasve, të dy banues në Gjirokastër.

Njoftimi:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, për disa muaj, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 35 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit