Home Aktualitet Opozita i &#8...

Opozita i ”beson” SPAK-ut zgjedhjet në vend, zbardhen pikat kryesore për Zgjedhoren

177
0

Në grupin parlamentar të PD-së drejtuar nga Sali Berisha është diskutuar rreth pozicionit të opozitës për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari Oerd Bylykbashi, ka sqaruar deputetët demokratë rreth prioriteteve të opozitës në këtë proces ku bie në sy propozimi për krijimin e një Task Force të përhershme për zgjedhjet të drejtuar nga SPAK.

Në dokumentin e opozitës shkruhet se duhet ngritur një mekanizëm i drejtuar nga SPAK, për të luftuar keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje, shitblerjen e votës, keqpërdorimin e të dhënave përsonale.

“PD angazhohet që të kontribuojë për të bërë vërtet efektive ndalimet dhe sanksionet e përmbajtura në kornizën ligjore aktuale për keqpërdorimin e burimeve dhe resurseve shtetërore, shitblerjes së votës dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, nëpërmjet adoptimit të një mekanizmi të përhershëm mbikqyrës, por të pajisur me fuqi ekzekutive, me përbërje përfaqësues të prokurorisë së posaçme, prokurorisë së përgjithshme, përfaqësues të KQZ dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, të drejtuar nga prokuroria e posaçme”,-shkruhet në dokumentin që përfshin qëndrimin e opozitës për Reformën Zgjedhore.

Në këtë dokument demokratët theksojnë se çështja më e rëndësishme për ta mbetet kthimi i koalicioneve me listë të përbërë ku secila parti garon me siglën e saj.

Për herë të parë opozita pranon se ka rezerva për votimin dhe numërimin elektronik. “PD angazhohet që të analizojë me seriozitet problematikat serioze të shfaqura në zgjedhjet e fundit përsa i përket procesit të votimit dhe numërimit elektronik, me qëllim arritjen e një vendimarrje përfundimtare e cila di t’i japë fund fazës hibride të pilotimit të tij në disa zona, nëpërmjet shtrirjes së tij në të gjithë vendin, ose heqjes dorë përfundimisht prej këtij sistemi. Votimi nga persona të tretë dhe/ose operatorë teknikë të KQZ përbën vepër penale dhe është antikushtetues sipas jurisprudencës kushtetuese te 2002. Mungesa e një auditimi të pavarur të çertifikuar, pas tre pilotimesh nga viti 2021, cënon besimin në menaxhimin e votimit elektronik”,-shkruhet në platformën e demokratëve.

Kërkesat e opozitës për Reformën Zgjedhore:

-Partia Demokratike qëndron plotësisht për listat e hapura në përputhje me standartin e aplikuar nga shumica dërrmuese e mbi 90% të vendeve që përdorin listat e hapura.

-Sistemi i votimit të shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit duhet të thjeshtohet nga procedurat e rënduara të regjistrimit me qëllim shmangien e kontrollit dhe filtrave qeveritare.

-PD angazhohet të rikthejë balancimin dhe besueshmërinë e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor.

-PD angazhohet që të kontribuojë për të forcuar sanksionet penale për financimin e paligjshëm elektoral vecanërisht të atij me orgjinë të huaj me qëllim evitimin e infiltrimit të këtij lloj financimi në procesin zgjedhor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit