Home Bota Orban e Erdog...

Orban e Erdogan takohen në Budapest, ja dhuratat që shkëmbyen

49
0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Budapest, i ka dhuruar kryeministrit hungarez Viktor Orban një automjet elektrik të prodhimit turk të quajtur Togg, raporton televizioni TRT Haber.

Në këmbim, kryeministri hungarez i dha liderit turk një kalë, thuhet në raport.

Erdogan dhe Orban zhvilluan bisedime dhe të dy vendet patën gjithashtu një takim të këshillave të tyre në kuadër të bashkëpunimit strategjik dypalësh.

Të dy liderët ishin shumë të vëmendshëm për të respektuar njëri-tjetrin, në një vizitë që zgjati vetëm për pak orë.

Takimi erdhi në një kohë kur Suedia po pret që aplikimi i saj për t’ju bashkuar NATO-s, të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit