Home ShowBiz Ori në Kuvend...

Ori në Kuvend, fansat e ”Përputhen” duan që Elona Duro të marrë drejtimin e emisionit

513
0

Dorëheqja e Grida Dumës nga mandati si deputete e PD-së, duket se hap shumë porta për të tjerët.

Kush do ta marrë mandatin e saj? Është pikërisht moderatorja Ori Nebija e cila ka pranuar sipas mediave të shkojë në Kuvend, për herë të parë si deputete.

Por nga ana tjetër, Nebijaj është aktualisht moderatore e emisionin më popullor në Top Channel, ”Përputhen”. Edhe për këtë dorëheqje, fansat që e ndjekin këtë program, duket se e kanë gjetur moderatoren që duhet të marrë ”frenat”.

Ajo është jo më pak e as më shumë se Elona Duro. Moderatorja e cila prej vitesh është pjesë e familjes së madhe ”Top Channel”, kërkohet dhe është votuar masivisht në një sondazh në rrjete sociale, që të jetë ajo prezantuesja e ”Përputhen”.

Elona Duro është e kompletuar për një emision të tillë.

Jo më kot njerëzit e duan Elona Duron në atë program. Mund të themi pa frikë se ajo është si një zonjë e shtëpisë, pasi në edicionet e kaluara edhe e ka prezantuar për disa episode, por vitin e shkuar ka qenë pjesë si opinioniste speciale. Një figurë që e njeh në rrënjë këtë format dhe kjo do ta bëjë tepër të lehtë që Duro të vijojë programin nëse Nebijaj shkon në Kuvend.

Po ashtu moderatorja Duro ishte pjesë e kastit të vipave në ”Dancing With the Stars Albania” në TCH, ku befasoi nga java në javë me performancat e saja. Shumë lëvizje priten këto ditë, por nëse Nebijaj shkon në Kuvend, padyshim dhe me hak, ”Përputhen” e meriton veç se Elona Duro që ta drejtojë, thonë specialistët e emisioneve televizive. Përvoja e saj dhe sharmi ngacmues i shkojnë përshtat këtij formati, që ka thyer rekorde të klikimeve dhe është kthyer në programin në familjar të shqiptarëve. /R.Shtylla-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit