Home Aktualitet OSBE takim me...

OSBE takim me Bardhin, Bylykbashin, Mediun dhe Vasilin për Zgjedhoren

175
0

Përfaqësuesit e OSBE në Tiranë janë takuar me deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Në një postim në mediat sociale përfaqësuesja e OSBE në Tiranë, Clarise Paztori shkruan se kanë diskutuar për reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandime të dhëna prej tyre.

Po ashtu në këtë takim me dyer të mbyllura, OSBE konfirmon se është gati të asistojë për një reformë gjithëpërfshirëse. Deputetët opozitarë të bashkuar, nën drejtimin e Bardhit si kryetar i grupit parlamentar parashtruan kërkesën e tyre për reformë gjithëpërfshirëse, konsesuale dhe që adreson problemet reale e zgjedhjeve.

Sipas tyre reforma nuk mund të jetë shprehje e vullnetit të mazhorancës së Edi Ramës dhe një grupi që përfaqëson pakicën e opozitës, duke nënkuptuar deputetët e Lulzim Bashës në Kuvend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit