Home Rajoni Osmani dekret...

Osmani dekreton hapjen e misionit të Kosovës në Vatikan, edhe pse selia e shenjtë nuk e njeh pavarësinë

45
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ka dekretuar zyrtarisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan. Ajo e cilëson këtë hap të rëndësishëm për Kosovën dhe raportet me Selinë e Shenjtë.

“Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, njofton presidentja përmes një postimi në Facebook.

Vatikani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në janar të 2023 gjatë vizitës në Vatikan Osmani i tha Papës se synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit