Home Rajoni Osmani dhe Ku...

Osmani dhe Kurti flasin për padrejtësi: Mosndëshkimi trimëroi Serbinë, ledhatimi nuk sjell kurrë paqe

29
0

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës u rreshtuan në kazermën “Adem Jashari” për nder të26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krerët e shtetit, pasi bën homazhe pranë obeliskut të UÇK-së, folën për padrejtësitë dhe mungesën e ndëshkimit për Serbinë pas kërcënimeve ndaj Kosovës.

“Mungesa e drejtësisë dhe mosndëshkimi i kriminelëve serbë të luftës ka trimëruar trashëgimtarët e tyre, siç ishte rasti me agresionin e Serbisë kundër Kosovës më 24 shtator”, tha Osmani.

“Po kuptohet gjithandej në kancelaritë e fuqishme se ledhatimi i padrejtësisë nuk e sjell kurrë paqen, por të kundërtën e saj: Korruptimin e shoqërive dhe luftën mes popujve. Paqja dhe padrejtësia nuk mund të bashkëjetojnë”, theksoi Kurti.

Ushtarëve të Kosovës iu drejtua edhe i biri i Adem Jasharit, Lulëzimi, që tha se ata janë pasardhës të ushtarëve te Skënderbeut, të Lidhjes së Prizrenit, të Shqipërisë së pavarur dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LulëzimJashariIbiri i Adem Jasharit

“Armët tuaja janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë. Armët e paraardhësve nuk i ndotën kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtueseve. Arma e shqiptarit, si arma më e pastër në Ballkan, shkrepi vetëm në emër të mbrojtës së shtetit dhe kombit, pra vetëm në emër të lirisë”. Epopeja e UÇK-së do të shënohet në Kosovë me aktivitete edhe ditën e mërkurë dhe të enjte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit