Home Rajoni Osmani e fton...

Osmani e fton në presidencë, Ramush Haradinaj ngrihet dhe ikën

139
0

Ka dështuar takimi që ishte planifikuar këtë të martë mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreut të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë së cilit pritej të diskutohej për asociacionin.

“Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, tha zëdhënësi i AAK, Xhemaili.

Nga Presidenca thonë se Haradinaj nuk ka dashur të presë. “Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij”, u shpreh këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit