Home ShowBiz ”Pakëz ...

”Pakëz diell” në Junior ”Eurovision Song Contest”. Kejtlin nga Shqipëria shkëlqen në provën e parë

199
0

Këtë të dielë në Yerevan të Armenisë, do të mbahet finalja e “Junior Eurovision Song Contest”, ku do të performojnë 16 artistë. “Pakëz diell” nga Kejtlin Gjata është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë, dhe në provën e parë ajo ka shkëlqyer dhe komentet janë shumë pozitive.

Votimi për këngën fituese të edicionit të 20-të Festivalit të Këngës Junior Eurovision, i cili do të kryhet online, hapet ditën e premte (9 dhjetor) në orën 20:00 dhe mbyllet ditën e diel (11 dhjetor) kur do të jetë edhe finalja e madhe.

Vota e publikut vendos 50% të rezultatit final. Kejtlin Gjata arriti të merrte fitoren në “Junior Fest 2022”, nga 20 këngët pjesëmarrëse në festivalin kombëtar për fëmijët e moshave 9-14 vjeç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit