Home Aktualitet Pala greke sh...

Pala greke shton sportelet, lehtësohet radha e gjatë në Kakavijë

101
0

Ka nisur normalisht lëvizja e automjeteve në Kakavijë pasi pala greke shtoi sportelet rreth orës 12: 30 të ditës së sotme (13 gusht 2022).

Kjo erdhi pas një situate të rënduar trafiku të paraqitur paraditen e sotme nga orët e para të mëngjesit ku u krijuan radhë kilometrike të automjeteve në një distancë prej 4 km.

Situata e rënduar në trafik u  krijua si pasojë e mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke. Mësohet se grekët punonin vetëm me 2 sportele në dalje dhe 2 sportele në hyrje. Ndërsa pala shqiptare punonte me katër sportele në hyrje dhe tre ne dalje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit