Home POLITIKE Paloka: Rama ...

Paloka: Rama nuk mund të sundojë një popull që e urren. PD do ti prijë shpresës për ndryshim

46
0

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë se ai nuk mund të sundojë një popull që e urren. Përmes një postimi në facebook, duke nënvizuar pjesë nga fjalimi që mbajti dje në Kuvendin Kombëtar, Paloka thekson se PD është e vetmja forcë që mundet dhe duhet ti prijë këtij zemërimi dhe shpresës së njerëzve për ndryshim.

Postimi i plotë

Pema e lirisë duhet vaditur herë pas here se ndryshe thahet e rrëzohet…

Rama e di shumë mirë se nuk mund të sundojë një popull që e urren! Urrejtja ndaj kësaj qeverie dhe dëshira për ndryshim as nuk janë zbehur as nuk janë zvogluar pas 25 prillit, përkundrazi.

Dëshpërimit ja zë vendin zemërimi. PD është e vetmja forcë që mundet dhe duhet ti prijë këtij zemërimi dhe shpresës së njerëze për ndryshim.

Mbyllja e fjalës dje në Kuvendin e PD-së

(“Pema e lirise duhet vaditur here pas here me gjak patriotesh dhe tiranesh”,-Thomas Jefferson)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit