Home Aktualitet Pano Soko: Aj...

Pano Soko: Ajo që ndodhi ishte rrugaçëri, Rama këtë kërkon. G*ushti jo simbolikë

22
0

Kreu i Kryesisë së Nismës Thurje, Pano Soko ka folur lidhur me zhvillimet e sotme në seancën parlamentare, e cila u ndërpre pas tensioneve të krijuara ku nuk munguan as përleshjet fizike mes deputetëve.

Për të deputetët e opozitës duhet të ndjekin rrugën institucionale dhe jo aktet që u kryen në seancën e sotme parlamentare. Soko i cilësoi veprimet që ndodhën sot në parlament si “rrugaçëri”, ndërsa shtoi se grushtet nuk janë simbolikë, duke iu referuar përplasjes mes deputetëve Sinaj dhe Nallbati.

“E vetmja rrugë që iu siguron është institucionalja. Shkoni në Gjykatën Kushtetuese, veprime të tilla vetëm ju ulin pikë. Në fund fare ajo që mbetet në mendjet e qytetarëve nuk janë kauzat e opozitës, por këto veprimet në Kuvend. Ajo që ndodhi në parlament është rrugaçëri, grushti nuk është simbolikë. Aksioni juaj ka qëllim të mirë, por gjeni rrugën se si të shkoni. Kjo nuk është mënyra. Rama këtë kërkon, që ju të bëni një akt të fortë dhe rruga të mbivendoset mbi qëllimin”, tha ai mes të tjerash.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit