Home Bota Papa Françesk...

Papa Françesku bën gjestin human nga karrigia me rrota, gratë e burgosura shpërthejnë në lot

35
0

Papa Françesku lau këmbët e 12 grave të burgosura në një burg në Romë, një rit tradicional i së Enjtes së Madhe në fillim të fundjavës së Pashkëve.

Ati i Shenjtë 87-vjeçar, i cili përballet me disa probleme shëndetësore edhe gjatë këtij procesi qëndroi i ulur në karrigen me rrota.

Rituali i larjes së këmbëve zhvillohet të enjten para Pashkëve dhe synon të imitojë momentin kur Jezu Krishti një natë para se të vdiste u lau këmbët dishepujve të tij.

Që nga zgjedhja e tij, Papa Françesku e ka zhvilluar këtë ceremoni jashtë territorit të Vatikanit dhe e ka realizuar duke larë këmbët të burgosurve, refugjatëve dhe personave më aftësi të kufizuara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit