Home Bota Papa Françesk...

Papa Françesku feston sot 87 vjetorin e lindjes

57
0

Papa Françesku feston sot 87-vjetorin e lindjes. Ati i Shenjtë nuk do të festojë në ndonjë mënyrë të veçantë, përveç një takimi të planifikuar në orën 11:00.

Papa do të takohet me më shumë mbi 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi i posaçëm vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas.

Më pas do të shikojë me ta një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë ëmbëlsirat dhe tortën e ditëlindjes, raportojnë mediat e huaja.

Papa si çdo të diel do të bekojë besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit ku pritet t’i urojnë me entuziazëm ditëlindjen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit