Home Aktualitet Para pushimev...

Para pushimeve dhe mbylljes së punimeve, Kuvendi “rihap” Vetting-un

5
0

Para se të mbyllë punimet dhe deputetët do të shijojnë pushimet, Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Parlamentar Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik. 12 anëtarët e këtij komisioni kanë një javë kohë për të përzgjedhur anëtarët zëvendësues në komisionet e Vetting-ut.

Përbërja e Komisionit Ad Hock

Mazhoranca:

1. Ulsi Manja Kryetar
2. Klotilda Bushka Anëtare
3. Alket Hyseni Anëtar
4. Adnor Shameti Anëtar
5. Vasilika Hysi Anëtare
6. Elena Xhina Anëtare

Opozita:

1. Myslim Murrizi Nënkryetar
2. Nimet Musai Anëtar
3. Edmond Stojku Anëtar
4. Arlind Çaçani Anëtar
5. Halil Jakimi Anëtar
6. Klajdi Qama Anëtar

VENDIM

Nr. 60/2021
PËR KRIJIMIN DHE PËRBËRJEN E KOMISIONIT AD HOC ME 12 ANËTARË PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR ANËTARË ZËVENDËSUES PËR POZICIONET KOMISIONER TË KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT DHE KOMISIONER PUBLIK. Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin
kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenit 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me propozimet e kryetarëve të grupeve parlamentare,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:

I. Krijimin e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Anëtarë, Zëvendësues për Pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.

II. Përbërja e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve është si më poshtë:

a) Nga grupet e shumicës parlamentare caktohen deputetët:

1. Ulsi Manja Kryetar
2. Klotilda Bushka Anëtare
3. Alket Hyseni Anëtar
4. Adnor Shameti Anëtar
5. Vasilika Hysi Anëtare
6. Elena Xhina Anëtare

b) Nga grupet e pakicës parlamentare caktohen deputetët:

1. Myslim Murrizi Nënkryetar
2. Nimet Musai Anëtar
3. Edmond Stojku Anëtar
4. Arlind Çaçani Anëtar
5. Halil Jakimi Anëtar
6. Klajdi Qama Anëtar

2
1. Edmond Leka anëtar zëvendësues
2. Arben Elezi anëtar zëvendësues

III. Përzgjedhja dhe votimi në Komisionin ad hoc bëhet nga lista për votim e përcjellë nga Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve me shkresën nr. 1553/5 Prot., datë 31.5.2017, nëpërmjet një sistemi elektronik që mundëson votimin e fshehtë, ku secili anëtar voton për një kandidat.

IV. 1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit verifikon nëse kandidatët e listës për votim, të përcjellë nga Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve gjatë vitit 2017 shprehin ende interes për të qenë kandidatë në këtë proces, si dhe nëse plotësojnë kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit sipas përcaktimeve në nenin 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për
periudhën 2017-2021 si më poshtë:

a) ndaj kandidatit nuk ka nisur një hetim penal, nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose nuk ka qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

b) kandidati nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike;

c) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit;

ç) kandidati nuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit;

d) kandidati nuk ka qenë ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe nga ministri i Drejtësisë;

dh) kandidati nuk është më shumë se 65 vjeç.

2. Për plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 1 të paragrafit IV të këtij vendimi, kandidati dorëzon në Kuvend brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shprehjen e interesit dhe deklarimin e nënshkruar prej tij, me anë të të cilit deklaron mosekzistencën e shkaqeve për të kandiduar. Deklarimi i rremë përbën shkak për përgjegjësi penale sipas ligjit.

3. Mosshprehja e interesit nga ana e kandidatit, si dhe mosdorëzimi i vetëdeklarimit prej kandidatit brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, sipas përcaktimeve të pikës 2 të paragrafit IV të këtij vendimi, përbën shkak për heqjen e kandidatit nga lista për votim.

V. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për ngritjen e sekretariatit teknik që do të mbështesë punën e Komisionit dhe funksionimin e sistemit elektronik, që mundëson votimin e fshehtë të emrit/emrave të anëtarëve zëvendësues, në zbatim të kërkesave të nenit 10 të ligjit nr. 84/2016.VI.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E T A R I

Gramoz RUÇI

Miratuar në datën 24.6.2021

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0