Home Bota Para takimit ...

Para takimit me Putinin, Kim Jong Un shfaqet në publik

27
0

Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mori pjesë në një sesion fotografik me mijëra pjesëmarrësish që festonin 75-vjetorin e ditës së Pavarësisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë të shtunën. Mediat njoftuan se udhëheqësi i Koresë së Veriut së shpejti do të niset për një vizitë zyrtare ne Rusi.

Pjesëmarrësit u panë duke duartrokitur Kim Jong Un pasi ai mbërriti pranë monumentit ku prehen babai dhe gjyshi i tij. Gjatë fjalës Kim Jong lavdëroi popullin e tij duke thënë se “çështjet shtetërore i vendosin mbi ato familjare në ditët e mira ose të këqija”.

Kim pritet të udhëtoje në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok për të takuar Presidentin Vladimir Putin ku do të diskutojnë për furnizimin e Rusisë me armë në luftën e saj kundër Ukrainës si dhe për bashkëpunime të tjera ushtarake.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit