Home ShendetI Paralajmërimi...

Paralajmërimi i fortë nga Harvardi: Mos hani shpesh pilaf

55
0

Edhe pse orizi është një nga ushqimet më të konsumuara në mbarë botën, konsumimi i shpeshtë ose i tepërt mund të çojë në diabet. Në këtë përfundim doli një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit (Masachusetts, Shtetet e Bashkuara). Raporti, i botuar në British Medical Journal (BMJ), përfshin analiza të dy studimeve të kryera në katër vende, dy aziatike dhe dy perëndimore.

“Një porcion me oriz të bardhë ka pothuajse të njëjtin efekt si ngrënia e sheqerit”, thonë studiuesit amerikanë. Ata përmendën gjithashtu rritjen e niveleve të sheqerit në gjak si pasojën më të menjëhershme. Një efekt që shfaqet gjithmonë pas konsumimit të ushqimeve me indeks të lartë glicemik, ku përfshihet edhe buka e bardhë, patatet apo shumica e drithërave.

Në analiza u krye edhe një krahasim me orizin kaf. Nga ky varietet i dytë, ekspertët arritën në përfundimin se ai shoqërohet me “ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës dhe një rrezik të reduktuar të diabetit”, ndryshe nga varieteti i bardhë. Indeksi i tij glicemik, nga ana tjetër, është më i ulët se ai i orizit të bardhë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit