Home Aktualitet Paralajmërojn...

Paralajmërojnë autoritetet në SHBA: Shmangni grumbullimet për Vitin e Ri

52
0

Këtu në Shtetet e Bashkuara, autoritetet po paralajmërojnë banorët se nuk është koha për t’u mbledhur në grupe të mëdha.

Ne po përjetojmë krizën më të madhe të shëndetit publik të kohës tonë, u shpreh mjeku Jonathan Reiner, i Universitetit Goerge Washington.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, u ka bërë thirrje banorëve të shmangin grumbullimet e mëdha dhe ta kalojnë Vitin e Ri me familjet dhe miqtë e tyre të vaksinuar në grupe të vogla.

Shtetet e Bashkuara regjistruan një shifër rekord prej 580 mijë infeksionesh të enjten, por specialistët thonë se shifra mund të jetë shumë më e lartë, pasi shumë njerëz vetë-testohen në shtëpi dhe këto raste nuk regjistrohen.

Shtimi i infeksioneve ka detyruar linjat ajrore të anulojnë mijëra fluturime, duke bllokuar shumë udhëtarë.

Ndërkohë Izraeli filloi dje të japë dozën e katërt të vaksinës për personat me sistem imunitar të dobësuar, për të moshuarit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.

Në një zhvillim optimist, Afrika e Jugut, vendi ku u zbulua për herë të pare varianti Omicron, i dha fund orës policore gjatë natës.

Qeveria njoftoi dje se të dhënat tregojnë se vendi ka dalë nga piku i valës së kartërt të pandemisë. Deklarata shtonte se “ndërsa Omicroni është tepër ngjitës, rastet e shtrimit në spital kanë qënë më të ulta se në valët e mëparshme”.

Faktet e deritanishme se Omicroni nuk ka shkaktuar aq shumë shtrime në spital dhe vdekje, sidomos mes të vaksinuarve, ofrojnë një dritë shprese për 2022.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit