Home Aktualitet ”Paratë...

”Paratë e BE për inceneratorët”, AZHBR: Sulme politike

125
0

Akuzat se fondet e Bashkimit Europian janë shpërdoruar, janë mohuar nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Ajo thotë se të gjitha paratë që vijnë nga Europa për projekte e investime në ferma, monitorohen, çka e bën të pamundur devijimin e tyre.

Reagimi vjen pas investigimeve në media dhe daljeve të opozitës, se 310 mijë euro që duhet të shkonin për fermat bujqësore, janë përfituar nga një punonjës i inceneratorit të Tiranës. AZHBR është institucioni që administron fondet e IPARD të Bashkimit Europian, ku deklaron se kemi të bëjmë vetëm me sulme politike.

”Akuzat e pavërteta të subjekteve politike synojnë të përbaltin punën e kryer vitet e fundit, për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, modernizimin e saj dhe rritjen e punësimit në sektor. Alibia e papërgjegjshme për ”keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian” është e dënueshme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit