Home Sporti Partizani kër...

Partizani kërkojnë përmbysjen ndaj Astanës dhe kualifikimin historik në grupet e Conference League

15
0

Partizani do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit sonte në mbrëmje në “Elbasan Arena” ndaj Astanës. Kampionët e Shqipërisë synojnë të përmbysnin humbjen minimale të ndeshjes së parë, për të shkuar për të parën herë në histori në grupet e një kompeticioni të UEFA-s.

Të kuqtë besojnë se në përballjen e kthimit të play-off të Ligës së Konferencës mund të arrijnë një fitore kualifikimi, që do të ishte një moment historik dhe i rëndësishëm për ‘demat”.

Partizani do të luajë gjithçka për gjithçka, pavarësisht problemve që ka pasur me dëmtimet, me Mba dhe Grezdën që janë ende në dyshim për t’u ktiviuzuar.

Sulmuesi nigerian po lufton me kohën, për të qenë në fushë, por gjithçka do të vendoset para sfidës. Një ndeshje që vlen shumë më shumë se prestigji për të kuqtë, që ndaj Astanës do të kërkojnë vetëm historinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit