Home Sporti Partizani për...

Partizani përforcon mbrojtjen me afrimin e Eljon Sotës

30
0

Partizani bën një goditje të rëndësishme në merkato duke afruar një mbrojtës shumë cilësor dhe me shumë prespektivë për të ardhmen. Bëhet fjalë për Eljon Sotën, ish-kapitenin e Apolonisë i cili ka firmosur si lojtar i lirë një kontratë 3-vjeçare me Partizanin duke forcuar ndjeshëm repartin mbrojtës.

Njoftimi i plotë

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Eljon Sota. Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare. Sota pjesë e ekipeve zinxhir të Apolonisë si dhe ish-pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21.

Sezonin e kaluar me Apoloninë u konfirmua si i vetmi lojtar i kampionatit tonë, i cili është aktivizuar 90 minuta të plota në 36 takimet e Kategorisë Superiore. Sota do të jetë i gatshëm për përballjen e sotme ndaj Sfintul Gheorghe

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit