Home Aktualitet Pas 5 muajsh ...

Pas 5 muajsh nesër do ketë seancë normale në Kuvend, Bardhi: Se kam problem të ulem pranë Bashës

80
0

Pas më shumë se 5 muaj, Rithemelimi ka hequr dorë nga kaosi në Kuvend dhe nesër do të jenë të pranishëm në seancën për të vijuar jetën normale Parlamentare. Por a do të qëndrojë krah Bashës apo ka kërkuar rikompozim, nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi?

“Nuk kam kërkuar asnjë rikopozim të grupit. Nuk kam problem të ulem me askënd. Nuk kam kërkuar rikopozim të asnjë vendi në kuvend. Respektoj secilin anëtar të grupit parlamentar të PD-së. E kam ftuar të vinte në mbledhje, do të duhej të vinte në mbledhje e të ushtronte përgjegjësitë e tij si anëtar i PD-së”,-tha Bardhi sot për gazetarët.

Nga ana tjetër ai fton Lulzim Bashën të jetë pjesë e grupit të dialogut të ngritur me vendim të komisionit të ligjeve lidhur me ligjet me shumicë të cilësuar.

“Edhe pse nuk respektohen vendimet e grupit dhe injorohen vendimet e grupit përsëri në kuadër të diversitetit i kemi rezervuar një vend. Përmes sekretarit të grupit kanë shansin që të propozojnë pranë kryetarit emrin e tretë në këtë grup dialogu. Nëse dëshirojnë mund tia propozojnë kyetarit të grupit derisa të miratohen gjatë ditës së nesërme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit