Home Aktualitet Pas dorëheqje...

Pas dorëheqjeve, policët serbë dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre

44
0

Policët serbë kanë nisur të dorëzojnë që prej mëngjesit të sotëm armët dhe uniformat e tyre në stacionin policor në veri të Mitrovicës, raporton KososvaPress.

Dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve të stacionit verior në Mitrovicë do të bëhet gjatë tërë ditës së sotme me orare të ndryshme. Mësohet se rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer nëpër komunat tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre nëpër stacionet e këtyre komunave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës ka pasur dorëheqje të zyrtarëve policorë të komunitetit serb në veri të vendit.

Përmes një komunikate për media, Policia tha se disa prej tyre i kanë dorëzuar pajisjet, për të vazhduar me kompletim të procedurave të tjera.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit