Home Aktualitet Pas kaosit të...

Pas kaosit të krijuar, nis pastrimi i mbetjeve në Shkodër

66
0

Pas kaosit të krijuar, nis pastrimi i mbetjeve në Shkodër. Kompania e pastrimit ka zbarkuar në terren me të gjitha makineritë dhe punonjësit, për të përshpejtuar procesin.

“Ne po punojmë me 8 makineri, 4 fadroma, dhe me 5 kamiona siç është ky mbrapa në zona të ndryshme të Shkodrës nga lagjet Shirokë, Zogaj etj”. Pastrimi nuk do të ndalet as për ditët në vijim, për të mos përsëritur kaosin e 48 orëve të fundit.

“Ne u thirrëm sot që ta vijojmë punën, po punohet me kapacitete maksimale që deri nesër në mëngjes të jetë e pastruar”.

Situata kaotike me mbetjet urbane në Shkodër erdhi për shkak të vakumit që krijuan procedurat e lidhjes së kontratës së re mes Bashkisë dhe kompanisë së pastrimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit