Home KRYESORE Pas pushtimit...

Pas pushtimit të Ukrainës, UEFA anulon finalen e Champions League në Rusi

130
0

Pas kërkesës së bërë nga kryeministri britanik Boris Johnson dhe anëtarë të Parlamentit Europian, UEFA i është përgjigjur menjëherë thirrjes së tyre, duke i hequr Rusisë të drejtën për të organizuar finalen e Champions League, në program për tu zhvilluar më 28 maj në “Gazprom Arena”.

Sipas Daily Mail, që i referohet burimeve të sigurta nga UEFA, me këta të fundit që janë mbledhur në një mbledhje urgjente, finalja e Champions League këtë sezon do të zhvillohet në Paris.

“UEFA njoftoi zyrtarisht vendimin se finalja e Champions League do të spsotohet nga Shën Pjetërburgu në Paris. Jam shumë i zhgënjyer. Shën Pjetërburgu sot është një vend që mirëpret evenimente të mëdha, i kemi të gjitha resurset dhe infrastrukturën e duhur për të organizuar edhe Champions League.Ky është një vendim i pastër politik, pavarësisht se përsëritet në mënyrë të vazhdueshme se politika duhet të qëndrojë larg sportit, sporti duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Ne kishim vendosur që të gjithë të ardhurat do ti investonim për të zhvilluar sportin e fëmijëve”, u shpreh Boris Piotrovsky, zëvendës guvernatori i Shën Pjetërburgut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit