Home Kosova Pas shifrave ...

Pas shifrave të larta, Kosova ndalon dasmat dhe mbyll klubet e natës

10
0

Nisur nga shifrat shumë të lrta të Covid-19, ka bërë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të marrë vendimin se duke nisur që nga data 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen ahengjet, si fejesat dhe dasmat, ndërsa nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë. Vendimi është marrë nga qeveria.

“Në situatën aktuale jemi të detyruar të ndërmarrim masa që vënë në pah mbi të gjitha shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës. Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet si fejesat, dasmat e tjerë. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në gazetën zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomisë.

Nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë, edhe pse kjo ka qenë nga masat paraprake, por tani do të rritet mbikëqyrja dhe monitorimi.

Të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit, testi negativ”, thotë Vitia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit