Home Aktualitet PD ankimon në...

PD ankimon në KAS regjistrimin e kandidatit të PS: Është dënuar me 6 muaj burg

135
0

Partia Demokratike vijon që të luftojë kundër Qerim Ismailaj. PD-ja zyrtare me kryetar të komanduar Alibeajn, ka ankimuar në KAS regjistrimin e kandidatit socialist për Bashkinë Mallakstër zgjedhjet e 14 majit, Qerim Ismailaj. Në shkurt të këtij viti, ai u dënua nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar me 6 muaj burg për falsifikim të dokumenteve, për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune.

“Në bazë të parashikimeve ligjore të mësipërme rezulton që situata juridike e shtetasit Qerim Ismail Ismailaj bie në kushtet e ndalimit të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe më konkretisht të neneve 2 dhe 4 të tij sepse: (i) me Vendimin Nr.11 i datës 02.02.2023 të GJKKO i pandehuri Qerim Ismailaj është dënuar më vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim sipas pikës 1 të këtij vendimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Siç shihet dhe nga vendimi i gjykatës kjo vepër kryehet vetëm me dashje dhe në këto kushte ky shtetas ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar; (ii) vendimi gjyqesor eshte dhene nga nje autoritet shqiptar; (iii) vendimi eshte i formes se prere duke nisur nga data 29 Mars 2023; (iv) periudha e rehabilitimi prej 2 vjetesh nuk eshte ezauruar dhe sipas ligjit skadon në 29 Mars 2025”,-thuhet në ankimim.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pas verifikimeve të veta, arriti në përfundimin se kandidati Qerim Ismailaj nuk rezulton të ketë asnjë pengesë për kandidimin e tij për Bashkinë e Mallakastrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit