Home Aktualitet PD kërkon 3 K...

PD kërkon 3 Komisione Hetimore, Basha: Ti vëmë përgjegjësit para drejtësisë

235
0

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, pasi qartësoi edhe prioritetet e selisë blu në Kuvend, Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët, tha se është detyrë e opozitës për ti çuar përgjegjësit përpara Drejtësisë.

”Komisioni Hetimor do të merret me një çështje që e ka marrë vesh e gjithë bota, Becchetti, që shqiptarët duhet të paguajnë. Ato do t’i marrë një njeri për shkak të luftës personale me Edi Ramën. Ne do të ndjekim hapat e mundshëm për t’i vënë përgjegjësit para drejtësisë. Një tjetër çështje është ajo e inceneratorëve, që përbën një masakër mjedisore. Ky është fillimi i një ofensive parlamentare, që do të kompletohet me të gjithë elementet. Kam dhe një mesazh për drejtësinë; të bëjë punën e saj. Nëse do të bëhej puna shumica e të pandehurve do të ishin me pranga në duar. Ne do bëjmë punën tonë, do e vazhdojmë më tej, siç është dhe çështja e pandemisë”,-tha Basha.

Komisioni i parë hetimor është për zgjedhjet e 25 prillit, i dytë për çështjen Becchetti dhe Komisoni i tretë për hetimin e inceneratorëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit