Home Aktualitet PD: Rama kërk...

PD: Rama kërkon të legalizojë kanabisin në Shqipëri. Vendi është në rrezik

42
0

Draftin e qeverisë Rama 3 që synon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, Partia Demokratike quajtur një tjetër projekt pabesie. “Pasi i voli arat, kodrat dhe malet e Shqipërisë për 8 vjet, duke informalizuar ekonominë dhe kriminalizuar shoqërinë, Edi Rama ka gati një projekt tjetër pabesie. Me anë të një projektligji, të bërë publik së fundmi, ai kërkon të legalizojë kanabisin. Vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim, kërkon ta fusë në thesin e legalizimit të lëndës narkotike”, tha anëtarja e Kryesisë, ish-deputetja Eleina Qirici, në një deklaratë për mediat nga selia blu.

Deklarata e plotë

Në një raport të Kombeve të Bashkuara për vitin 2022, Shqipëria renditet e shtata në botë për origjinën, nisjen dhe transitin e kanabisit për periudhën 2016-2019. Këtu nuk ka lajm, sepse raporti pasqyron një fakt që Partia Demokratike e thotë, e thekson, e bërtet prej kohësh.

Partia Demokratike ndjen keqardhje për murin e turpit ku e varin Shqipërinë raportet ndërkombëtare, siç është edhe ky i fundit. Faji nuk është i raporteve, por i qeverisë në krye të vendit. Ajo që duam të theksojmë është se, kriza nuk zgjidhet duke hapur një krizë tjetër.

Pasi i voli arat, kodrat dhe malet e Shqipërisë për 8 vjet, duke informalizuar ekonominë dhe kriminalizuar shoqërinë, Edi Rama ka gati një projekt tjetër pabesie. Me anë të një projektligji, të bërë publik së fundmi, ai kërkon të legalizojë kanabisin.

Vendin e 7 në botë për prodhim dhe trafikim, kërkon ta fusë në thesin e legalizimit të lëndës narkotike. Nga cili pozicion e bën kritizerin Partia Demokratike? Së pari, Shqipëria e Ramës nuk është Amerika dhe as Holanda, me institucionet e kontrollit dhe të balancës. Pra, nuk ka siguri se, ai që shitet si legalizim për qëllime mjekësore, nuk është formalizim i trafikut të drogës.

Së dyti, përvoja rajonale, në rastin e Maqedonisë së Veriut, ka treguar se një sipërmarrje e tillë është një dështim. Së treti, nga tradita e partneriteteve të qeverisë, ne dyshojmë se, me të njëjtat metoda dhe të njëjtët njerëz, nuk do kemi më shumë se koncesionin e radhës të tarafeve dhe monopolizimit. Me këto nisma, jo transparente, Shqipëria është në rrezik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit