Home Aktualitet “PD s’ka parë...

“PD s’ka parë ditë të bardha”, Patozi: Berisha ka qenë nxitësi dhe tutori i Bashës deri në fund

189
0

Ish-deputeti Astrit Patozi thotë se PD nuk ka parë ditë të bardha që kur u prish gara për kreun e partisë mes Lulzim Bashës dhe ish-deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi. Për të Berisha ka qenë mbështetësi i vetëm i Lulzim Bashës që nga dita e tij e parë dhe deri kur nxorrën thikat dhe nisën përleshjen.

”PD nuk ka parë asnjë ditë të bardhë që kur prishi garën mes Bashës dhe Olldashit sepse nuk ka pasur asnjë proces të pastër në brendësi. Shqiptarët e shohin që sa herë ke kontestime për një garë të pandershme brenda shtëpisë, mos prit perfeksion me kundërshtarin.

Berisha ka qenë mbështetësi i vetëm i Bashës që nga dita e parë kur u zgjodh, deri në ditën kur ata nxorrën thikat dhe nisën përleshjen. Berisha ka qenë nxitësi dhe tutori i Bashës deri në fund.

Basha është i vetmi që në fushatë rri në shtëpi dhe pas zgjedhjeve thotë do bëhem kryetar. Fakti që Basha po bën të njëjtën gjë si Berisha. Ajo simbioza mes tyre nuk ka qenë e kotë, pasi kanë uudhëhequr njësoj dhe kanë bërë të njëjtat veprime”,-tha në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit