Home Aktualitet PDIU kërkon r...

PDIU kërkon rinumërim votash në Librazhd, dorëzon pretendimet në KAS

100
0

PDIU ka dorëzuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve një kërkesë për rinumërim të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Librazhd.

Në shkresën e dorëzuar në KAS, PDIU ngre pretendime për parregullsi në këtë bashki sa i takim procesit të numërimit të votave.

PDIU thotë se nga procesi i numërimit, përfaqësuesit e tyre kanë vënë re parregullsi, Një prej tyre thuhet në shkresë, është mosleximi me zë të lartë i votave nga ana e numëruesve.

Ata evidentojnë edhe një tjetër pretendim të tyre sa i takon shpërndarjes së votave. PDIU shprehet në shkresën e saj se në 17 qendra votimi, ka marrë një votë ndërkohë që vetëm në një qendër tjetër ka marrë 37 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit