Home Aktualitet Pedagogët: Pr...

Pedagogët: Protestat do të vijojnë, mund të bojkotojmë edhe sezonin e provimeve

36
0

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka paralajmëruar se protestat dhe bojkoti i pjesshëm do vijojnë, por nëse deri në shkurt nuk ka reagim nga qeveria për plotësimin e kërkesave të tyre, mund të shtohet edhe bojkoti i sezonit të provimeve.

“Kjo periudhë pati rëndësi të madhe për situatën e arsimit të lartë.

Duke e parë me sy kritik e shqetësim situatën konsideruam se mbështetja e cunguar është me ndikim direkt në cilësinë e shërbimit ndaj studentit prandja iu drejtuam qeverisë.
Për habinë e gjithkujt qeveria heshti e bëri ca zgjidhje kozmetike, të pasigurta, segmente të caktaura të nxitura nga keu i qeverisë në vend të impenjoheshin për zgjidhjë u përfshinë në një fushatë denigruese fyese shtnazhuese ndaj profesoratrit e drejtuesve të Sindikatës.

Ky qëndrim e heshtje provokoi protesta e bojkot, paralajmërim për grevë urie.
Ndodhur përballë kësaj situate, sindikata e interesuar për nomalizimin e jetës akademike vendos vazhdimin e protestave në të gjitha format deri në zgjidhjen e kërkesave por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor.

Protesta kombëtare e radhës nësër 8 nëntor ora 11:00. Nuk është terheqje nga bojkoti por ka mendim të gjerë që duhet të vijojë procesi i ezaurimit të të gjitha etapave.

Vendosmëria e atyre që do hynin në grevë u ballafaqua me një presion të jashtëzakonshem ndaj një pjesë të tyre ndaj sindikata vendosi ta pezullojë përkohesisht.

Presioni ka nisur që nga kryeministri me intimidime. Dua të denoncoj që maksimumi 3 universitete kanë premtuar se do miratojnë 8%. Bojkoti i sezonit të provimeve është artikuluar, është një variant i mundshëm bojkotimi i provimeve të shkurtit nëse deri në shkurt qeveria nuk realizon kerkesat tona”, tha Kovaçi per mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit