Home Aktualitet ”Për Be...

”Për Berishën vendos drejtësia”, Shehi: Nuk besoj te formula e Rithemelimit

206
0

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi është kundër krijimit të një federate opozitare. Ai thotë se nuk beson te Rithemelimi dhe as te lidershipi i saj, por sipas tij, duhet të ketë debat të brendshëm brenda opozitës.

”Unë nuk besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i Rithemelimit. Prandaj kam ftuar kolegët e mi, të bëjmë një trajektore të re politike. Unë gjykoj se ka ardhur dita që brenda opozitës shqiptare, qendrës së djathtë të ketë një debat të brendshëm, të ketë gjëra që diskutojmë dhe mendojmë ndryshe. Nëse është kështu, jemi te skema e vjetër, që nuk prodhoi asgjë.

Do e lëmë SPAK të punojë me gjithë problemet që ka? Nga kjo drejtësi po presim të luftohet edhe korrupsioni qeveritar. Ka disa shenja pozitive. Unë jam për atë që këta të bëjnë punën e tyre. A do bëjmë ndonjë luftë për të rregulluar marrëdhëniet me ndërkombëtarët? Prandaj nuk kam pasur entuziazëm, ka ardhur dita që brenda opozitës duhet të dalin njerëz të rinj, ide të reja. Kemi një gjë të përbashkët, jemi kundër qeverisë socialiste”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit