Home Forum Për Besë, pol...

Për Besë, politika ”dogji” Titanin. Një protestë virtuale kundër Eurovision-it

213
0

Nga Redjon Shtylla

”Unë nuk do të zbres
Unë kurrë nuk do të thyem
Si një titan do të jem trim
Sonte
Unë do të ngrihem
Unë nuk do të dorëzohem
Luftoni deri në fund”!

Ylli i pop-it nga Tirana, Besa Kokëdhima i tregoi Europës se çfarë universi fshihet brenda qënies së saj artistike të një niveli të lartë ndoshta të pamerituar për Eurovisionin që ka humbur pafajësinë, por asnjëherë politika nuk ndalon një artist të kthehet në emblemën e Eurovisionit.

”Eurovison Song Contest”, mbetet një festival me polemika dhe skandale. Besa jonë, si një titan u ngjit mbrëmjen e së enjtes në gjysmë-finalen e dytë të festivalit që po mbahet në Malmo të Suedisë. Një performancë e kuruar në detaje, e pastër, plot jetë, shkëlqim dhe në mbështetje të mesazhit të këngës, vulosi një përfaqësim nga të dinjitozët e Shqipërisë, por Titanin e saj e ”vranë”.

Të gjithë mbetën të befasuar që Shqipëria nuk është pjesë e finales. Padiskutim është një garë jo transparente, nisur që nga mbrojtja që po i bëhet Izraelit, që nga skandali që Italia ka votuar të dytën Shqipërinë në një kohë që votat nuk tregohen, vijuar me kualifikimin e disa këngëve bosh për në finale dhe favorizimi i artistëve pjesë e komunitetit LGBT, apo të deklarauar pa gjini si Nemo nga Zvicra dhe përfaqësuesja e Irlandës që në skenë shfaqi hapur shenjat ”sataniste”.

Në kanalin Youtube ku janë hedhur 16 performancat e artistëve që ishin pjesë e natës së dytë, Besa është ndër më të shikuart. Në Instagram kryeson me mbi 1 milion shikime, edhe më shumë sesa nga disa shtetet e fjetura që janë në finale. Publiku në sallë thërriste emrin e saj, me mijëra komente dhe miliona shikime kudo. Rrjeti po zien kundër për këtë vrasje që i bënë Titanit.

Çfarë shkoi keq që Besa nuk është pjesë e finales, pasi për muaj e kemi parë që ka qenë në krye të një pune gjigande. Më e mira në provat gjenerale, në turnet promovues, me një paraqitje të lartë mode që nga tapeti i ”kuq” deri në çdo performancë. A duhet Shqipëria të rishikojë pjesëmarrjen e saj në këtë kompeticion që politikën e ka në gjenezë? Më e kuruara në çdo dalje skenike, më popullorja mes artistëve.

Mediat e huaja u dashuruan me atë, e shikonin si fituese. Siç edhe e tha vetë, ajo Eurovisionin e fitoi, me apo pa finalen se ja dha turma fitoren. Fituesi harrohet lehtë. Reagimet dhe indinjatat në rrjete sociale nuk ka nevojë për furça, se gjithçka shikohet dhe verifikohet lehtësisht me një klik në telefon. Kudo njerëzit po komentojnë në masë mungesën e Shqipërisë në finalen e Eurovisionit.

Por a është momenti që Shqipëria të mendojë pezullimin nga ky festival? Shumë shtete e kanë bërë, si Turqia e cila ka vite që nuk merr më pjesë. Ndër vite jemi përfaqësuar me zëra të fortë, si Rona Nishliu e cila ende mban fronin më të mirë të Shqipërisë, atë të vendit të 5-të në finalen e madhe të Eurovision 2012. Eurovisioni është një garë që zëri, performanca shkojnë pasi fqinjësia politike vulos pikët.

Media ikonike italiane ”Vanity Fair” i ka kushtuar një shkrim veshjeve të mbrëmjes së dytë gjysmëfinale të Eurovision. Me foton e Besa Kokëdhimës në krye të artikullit, ”Vanity Fair” shkruan në hyrje: “Çmimi i shkëlqimit të mbrëmjes padyshim i shkon Besës shqiptare”.

Besa sigurisht që është e zhgënjyer, dhe me të drejtë, por ajo mbetet sërish artistja që krijon hite dhe në Eurovisionin ajo e finalizoi një hit dhe ajo nuk do të harrohet lehtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit