Home POLITIKE Përfundon rin...

Përfundon rinumërimi në Rrogozhinë, sërish fitues del PS-ja. Ndryshon numri i votave në avantazh

269
0

Edhe pas rinumërimit të votave për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste ka rezultuar fitues. Mësohet se pas procesit të rinumërimit, kandidati i PS-së rezulton me 21 vota avantazh nga 30 të tilla që kishte shpallur KZAZ.

KAS vendosi për rinumërimin e të gjitha kutive në Rrogozhinë, pas kërkesës së koalicionit ”Bashkë Fitojmë”.

Koalicioni ankimoi rezultatin në këtë bashki dhe mes të tjerash kërkoi që kutia e burgut të mos përfshihej, pasi sipas tyre ishte ajo që ka sjellë manipulimin e rezultatit në këtë bashki, gjë që nuk u pranua nga KAS.

Diferenca mes kandidatit te PS, Edison Memolla dhe atij të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha ishte vetëm 30 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit