Home Rajoni Përjashtimi n...

Përjashtimi nga Defender, flet Hisen Berisha: Kosova humbi shansin të certifikonte ushtrinë

45
0

Ish-komandati i UÇK-së, Hisen Berisha thotë se Kosova me përjashtimin nga Defender 2023, humbi mundësinë e saj për të certifikuar ushtrinë. Sipas Berishës kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se përse ministri i mbrojtjes Armend Mehaj vendosi të japë dorëheqjen.

“Ne ishim shteti i vetëm apo forca e vetme që u penalizua në Defender 2023 dhe ishim shteti i katërt në botë nga 25 shtete që merrnin pjesë që kishim numrin më të madhe të ushtarëve. Fakti që ne u përjashtuam dhe u penalizuam nga ky formacion ka bërë që Mehaj të shqetësohej.

Ai e di mirë se çfarë do të thotë përjashtim. domethënë humb shansin e validimit të certifikimit të kapaciteteve tona ushtarake për të qenë pjesë interoperative e operacioneve ndërkombëtare”,-tha Hisen Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit