Home KRYESORE Përleshje mes...

Përleshje mes ultrasve të Napolit dhe Romës, bllokohet autostrada në Itali

256
0

Autostrada del Sole është bllokuar mes Monte San Savino dhe Arezzo për shkak të përleshjeve midis tifozëve të Romës dhe Napolit, të cilët shpërthyen në zonën e shërbimit të Badia al Pino, ku tifozi i Lazios Gabriele Sandri vdiq më 11 nëntor 2007.

Korsia veriore e A1 u mbyll, duke sjell trafik të rënduar. Ultrasit e Napolit ishin nisur drejt Genovas për ndeshjen kundër Sampdorias që ka nisur në orën 15:00, ndërsa tifozët verdhekuq udhëtonin drejt Milanos, për ndeshjen Milan-Roma, që do të zhvillohet në orën 20:45 në San Siro.

Sipas asaj që është mësuar nga selia e policisë së Arezzo-s në origjinën e përleshjeve përgjatë A1, prita ishte vendosur nga një grup ultras nga Napoli ndaj romanistëve, me të parët që qëlluan me gurë dhe pastaj erdhi reagimi i verdhekuqve.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe për të evituar situata të tjera të rrezikshme, ka bllokuar edhe qarkullimin në autostradë dhe vetëm pas disa orëve është rihapur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit