Home Kronike Përplasen dy ...

Përplasen dy makina në rrugën Elbasan-Tiranë, tre persona të plagosur

25
0

Një aksident me tre persona të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Tiranë. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri shofer dhe dy pasagjerë.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Rreth orë 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamël, mjeti tip “Volksëagen “, me drejtues shtetasin Xh.B., 56 vjeç, banues në fshatin Mamël, Elbasan, është përplasur me mjetin tip ” Ford”, me drejtues shtetasin A.B., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volksëagen ” gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit