Home ShowBiz Besi dhe Xhen...

Besi dhe Xhensila në proces divorci?

5955
0

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, kanë ”pushtuar” portalet me lajmet e ndarjes, dhe tani shkruhet se janë në proces divorci. Sipas ”Dritare/net”, Xhensila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.

Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta, shkruajnë portalet.

Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Së fundmi, Xhensila ka qenë e vetme në Dubai dhe pritet të kthehet në Tiranë për të nisur koncertet gjatë fundjavës. Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Momentalisht nuk ka asnjë reagim nga Xhensila dhe Besi. Besi dhe Xhensila janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit.

Por Besi dhe Xhensila janë dy artistë të mëdhenjë, duke patur mijëra fansa pas tyre, ndërkohë që as Besi por as Xhensila, nuk kanë reaguar për lajmet në portale.

Asnjeri nuk do që çifti të ketë probleme të tilla, sepse realisht janë një çift i mrekullueshën.

Urimi mbetet që të mos jenë të verteta lajmet e portaleve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit