Home ShendetI Pesë mënyra s...

Pesë mënyra si të përmirësoni format trupore, madje edhe duke fjetur

270
0

Ndriçimi i duhur në dhomën tuaj, ushtrimet e duhura para gjumit, madje edhe rrobat me të cilat flini ndikojnë në metabolizëm.

Ndonjëherë, thjesht duhet të jemi të vëmendshëm dhe t’i kushtojmë rëndësi detajeve të tilla që do të na ndihmonin të ruajmë peshën trupore dhe të ndihemi më energjik.

Edhe mënyra si flemë gjumë është e rëndësishme, kështu që më poshtë po ju listojmë pesë këshilla efektive, sipas studiuesve:

Burimi: Bright Side

Sipas nutricionistëve, orari i vakteve dhe gjumit duhet të jetë i njëjtë çdo ditë. Kjo është shumë e rëndësishme për të ‘stërvitur’ metabolizmin tuaj.
Flini në një dhomë të ftohtë dhe të errët- Për të humbur disa kilogramë gjatë gjumit, fikni edhe dritën e natës. Studimet tregojnë se drita para gjumit ul nivelet e melatoninës tuaj dhe nëse flini me një dritë ndezur, ajo ka një ndikim të madh në rregullimin e metabolizmit dhe bëhet shkak për shtimin e peshës.
Të bëni ushtrimet që i nevojiten trupit tuaj- Nëse keni më shumë masë muskulore, kjo ju ndihmon të digjni më shumë kalori, edhe kur jeni duke fjetur. Ushtrimet çdo ditë, veçanërisht përdorimi i forcës, mund t’ju ndihmojë të humbni disa kilogramë.
Të flini mjaftueshëm gjumë. Gjumi është i nevojshëm për funksionimin normal të hormoneve të trupit dhe sistemit imunitar. Një tru i privuar nga gjumi ose i përgjumur është një tru i uritur”, thonë studiuesit Gjumi i dobët çon në shtim në peshë. Një person i rritur ka nevojë për rreth 7 orë e gjysmë deri në 9 orë gjumë.
Të flini me sa më pak rroba- Ka disa disa përfitime shëndetësore dhe humbja e peshës është një prej tyre. Mbajtja e temperaturës së trupit më të ulët gjatë gjumit e bën metabolizmin më të shpejtë. Gjumi pa rroba gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut dhe është i mirë për zemrën dhe muskujt tuaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit