Home Aktualitet Petrit Vasili...

Petrit Vasili: Kushtetuesja ka folur! Urgjent ndryshimi i Kodit Penal për tubimet, që dënon padrejtësisht qytetarët!

218
0

Nga Petrit Vasili

Kushtetuesja ka folur, tani urgjent ndryshimi i Kodit Penal për tubimet, që dënon padrejtësisht qytetarët!
Qindra qytetarë, që kanë protestuar, po vuajnë padrejtësisht pasojat në qindra e qindra procese gjyqësore politike të montuara dhe në shërbim vetëm të rilindjes dhe abuzimeve të saj me të drejtat e qytetarëve dhe liritë e tyre.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi në Kodin Penal ndalimin për zhvillimin e protestave pa lejen e policisë.
Për këtë vendim Rilindja as flet dhe as shprehet sepse i intereson të mbajë qytetarët nën kërcënim, t’i mbajë me procese të hapura me qellimin e vetëm për të dekurajuar protestat e qytetarëve kur atyre u dhunohen të drejtat e ju rrëmbehet prona dhe liria nga rilindja.
Sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetutese është i detyrueshëm reflektimi në Kodin Penal në nenin 262, paragrafi i parë dhe shfuqizimi i shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta.”
Ka me mijëra akuza për “protesta të paligjshme”, por që nga kjo vepër penale burojnë dhe vepra të tjera penale si për shembull bllokim rruge, mos bindje të urdhrit të punonjësit të policisë, prishje e rendit dhe qetësisë publike, të cilat kur dekriminalizohet vepra penale kryesore automatikisht shfuqizohen edhe veprat e tjera penale derivate, të cilat këto vite kanë qenë instrumente të perdorimit politik, në protestat e ndryshme të vendit duke filluar që nga banorët e Unazës së RE, protestat e opozitës, protestat për mbrojtjen e Burimeve Natyrore, protesta e Teatrit apo edhe protesta të tjera.
Ka me mijëra akuza të tilla politike, vetëm në Unazen e Re ka mbi 700 procedime akuza për proteste të paligjshme dhe vepra të tjera pasuese!
Urgjent sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese të behet reflektimin në Kodin Penal në nenin 262, paragrafi i parë, shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta.”
Ja Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 4 maj 2021:
V E N D O S I:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Marrë më 04.05.2021
Shpallur më 02.06.2021

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit