Home Aktualitet Pezullohen lu...

Pezullohen lundrimet e trageteve në linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas

76
0

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim Jug-Jugperëndim dhe Jug-Juglindje në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në të gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 20 m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m. Forca e detit parashikohet të arrijë nga 5-6 deri 7-8 ballë. Kushtet atmosferike pritet të përmirësohen në datën 1 prill, pas orës 22:00.

Në këto rrethana, autoritetet detare njoftojnë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 mars në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës se linjat janë annular për shkak të motit dhe ata duhet të kontaktojnë me agjensitë për rimbursimet apo zhvendosjen e udhëtimeve në data të tjera.

Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuar, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit.

Parashikohet fortuna në bregdet e det të hapur gjatë orëve në vazhdim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit