Home Sporti Pioli: Ndaj A...

Pioli: Ndaj Atleticos luajmë shanset e fundit, do të japim 100%

34
0

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Atletico Madrid, që shënon dhe shanin e fundit për të qëndruar në garë për kualifikimin në Champions. Strategu italian ka besim në një rezultat të mundshëm pozitiv.

“Është një mundësi e madhe, ndoshta e fundit për të qëndruar brenda kompeticionit kundër një kundërshtari të fortë që e kemi studiuar me kujdes për lojën e saj të preferuar. I njohim mirë pasi kemi luajtur ndaj tyre pak javë më parë.

Ekipi është ndërtuar për të qenë kompetitivë në të dyja kompeticionet. Është e qartë që për shumë është eksperienca e parë europiane dhe të një niveli të tillë. Me siguri që kemi qenë në lartësinë e duhur, por na ka munguar diçka që nuk duhet të na mungojë nesër. Duhet të japim 100 për qind deri në fund dhe të ruajmë përqendrimin dhe kualitetin e lojës”, deklaroi Pioli. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit