Home Aktualitet Plagosi me th...

Plagosi me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari. Gjatë konfliktit ka ndërhyrë për t’i ndarë një i ri

21
0

Policia në Bulqizë ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi ka plagosur me thikë një 25-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren.

Sipas policisë, pas një konflikti të çastit, Aranit Alushi, 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit