Home Rajoni Plagosja e dy...

Plagosja e dy serbëve në Kosovë, Lista Serbe: Duan të vrasin të pafajshëm. Kurti: Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar

132
0

Lista Serbe ka nisur menjëherë akuzat drejtuar autoriteteve të Kosovës pas plagosjes me armë të dy serbëve në zonën e Shtërpcës. Sipas subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë, ngjarja e fundit në Shtërpcë është pasojë e politikës anti-serbe të nxitur nga Kurti. Kryeministri i cili dënon sulmin, por dhe thotë se policia tashmë ka vënë në pranga autorin e dyshuar të këtij krimi.

”E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.

Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0