Home Aktualitet Po ”het...

Po ”heton” lidhjet e presidentit me krimin, deputetja: Mafia shqiptare më ka kërcënuar me jetë

166
0

Grupet kriminale nuk kanë terren vetëm në Shqipëri, por bandat me shqiptarë kanë kërcënuar deputeten ekuadoriane, Viviana Velos. Këtë e ka treguar vetë ajo, e cila është edhe kryetare e komisionit për çështjen e quajtur “Kumbari i Madh” ku po hetohet përfshirja e mafias shqiptare në ndikimin e personave me poste të larta në Ekuador.

Ajo tha se është kërcënuar me vdekje nga mafia shqiptare gjatë kësaj fundjave, për të ndaluar hetimet që komisioni i kryesuar prej saj po bën mbi lidhjen e shqiptarëve në Ekuador me kunatin e presidentit të vendit.

Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj duke zbuluar se në makinë mafia shqiptare kishte lënë një shënim “i vdekur”. Ajo tha se kishte marrë mesazhe kërcënuese edhe në instagram.

“Kërcënime me vdekje dhe se ata do bëjnë një tentativë për vrasjen e familjes sime, nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh. Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzime sesi duhet ta ndjek”, ka treguar deputetja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit