Home Sporti Boterori i Katarit Po shkëlqen n...

Po shkëlqen në Kupën e Botës, Dortmund rrit ndjeshëm vlerën e kartonit të Bellingham

87
0

Jude Bellingham është ylli i cili po shkëlqen në këtë Kupë Bote. Mesfushori i Anglisë ka qenë një nga më të mirët në kombëtaren e “Tre Luanëve”, duke e ndihmuar përfaqësuesen e tij që të avancojë mes 8 më të mirave të Botës. 19-vjeçari ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar një asist në katër ndeshjet që është aktivizuar.

Mesfushori është një nga objektivat e Real Madrid prej kohësh, por paraqitja e tij në Katar mund të ndërlikojë llogaritë e “Galaktikëve”.

Dortmund tani do të rrijë kërkesën për të lënë të lirë 19-vjeçarin. Vlera e lojtarit pritet që të arrijë në 150 milionë euro, vlerë që vështirë se spanjollët do ta përballonin.

Bellingham ka refuzuar rinovimin me verdhezinjtë duke u dhënë mundësinë skuadrave të tjera të bëjnë llogaritë e tyre, por kontrata që e mban të lidhur deri në vitin 2025 nuk i bën gjërat e lehta.

Verdhezinjtë edhe para Kupës së Botës kërkuan 150 milionë euro për Bellingham, vlerë që mund të rritet tani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit