Home Aktualitet Po shkëmbenin...

Po shkëmbenin kokainë, arrestohen dy trafikantët në Tiranë! I riu e merrte ‘mallin’ në Durrës, 62-vjeçari e shpërndante nëpër kryeqytet

23
0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Thread”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit dhe Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thread”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. D., 19 vjeç dhe A. P., 62 vjeç, banues të dy në Tiranë.

Shërbimet e Policisë i kanë lokalizuar dhe kanë kapur në flagrancë këta dy shtetas, në bulevardin “Zhan D’Ark”, në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit A. P.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. D., pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit A. P., i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, dy automjete, katër aparate celulare dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit