Home Sporti Pobega nuk i ...

Pobega nuk i humb shpresat: Japim gjithçka në sfidën e kthimit!

68
0

Milani pësoi një humbje të pastër 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Interit në Champions, por futbollistët kuqezi nuk janë dorëzuar. I aktivizuar në minutat e fundit, Pobega, beson se Milani ka shanse për përmbysje në duelin e javës së ardhshme.

“E nisëm keq ndeshjen, nuk ia dolëm të vinin në praktikë gjërat që kishim përgatitur. Në pjesën e dytë u përpoqëm të bënim më shumë, por nuk ia dolëm të ishim konkretë. Ne duam të luajmë menjëherë ndeshjen e kthimit për të synuar përmbysjen.

Tani na pret sfida ndaj Spezias. Do të luajmë në një fushë të komplikuar. Më pas na pret sërish Interi. Do të japim gjithçka në takimin e kthimit”, theksoi mesfushori i Milanit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit