Home Kosova Policia e Kos...

Policia e Kosovës vijon me bastisje në disa lokacione në veri

34
0

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në disa lokacione në veri të vendit edhe të martën në mëngjes.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, nuk ka specifikuar lokacionet, pos që ka thënë se po bëhen “në disa lokacione”.

Ai tha se bastisjet janë duke u zhvilluar në disa lokacione në veri të vendit.

“Po është duke u zhvilluar bastisje në veri në disa lokacione. Për momentin nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës tri ditë më parë pati zhvilluar bastisje në veri, ku gjeti armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera sot në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku.

Pas sulmit ndaj Policisë, rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë, atyre iu kërkua nga Policia e Kosovës që të dorëzoheshin, por ata refuzuan të bëjnë një veprim të tillë ku edhe vazhduan sulmet me armë ndaj policisë, nga gjuajtjet me armë mbetën të vrarë tre sulmues.

Policia ka konfiskuar një sasi të madhe armatimit, municionit, veturave dhe disa mjete tjera ushtarake gjatë hetimeve në atë zonë. Autoritet kosovare po ashtu siguruan dëshmi se organizator i sulmit terroristë ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq edhe publikisht ka pranuar se ka organizuar sulmin në veri. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar nga Serbia që ta bëjnë ekstradimin e tij, ndërsa Prokuroria ka bastisur pronat e tij në Kosovë, ku edhe ka konfiskuar vetura e pasuri tjera materiale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit